Lobimi/Gjykata e shpalli të pafajshëm, prokuroria i ‘qepet’ Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka apeluar vendimin e gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për financimet e dyshimta nga Rusia në favor të lobimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke iu përmbajtur afateve të apelimit të vendimit të gjykatës së Tiranës, prokuroria kërkon një proces tjetër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Pjesë e procesit bashkë me Lulzim Bashën, janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri i selisë blu Ilir Dervishi.  Të tre zyrtarët e PD-së edhe pse u shpallën të pafajshëm para dy javësh nga gjykata e Tiranës, do të jetë Gjykata e Apelit tashmë që do të shqyrtojë dosjen e Lulzim Bashës.

Akuza e Prokurorisë për Bashën, Ristanin dhe Dervishin është e përqendruar tek falsifikimi  i formularëve lidhur me shumën e financuar prej 675 mijë dollarësh në favor të lobimit të PD-së në SHBA. Një nga pikat të cilat anashkaloi gjykata e Tiranës ishte edhe mosmarrja e dëshmisë së lobisitit amerikan Nick Muzin, i cili është edhe njeriu që ka nënshkruar kontratat e lobimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Tashmë pritet se cili do të jetë gjykimi i gjykatës së apelit, nëse do të lëjë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë apo do ta rikthejë atë për të rigjykim në themel, duke qenë se sipas prokurorisë duhet thirrur për të dëshmuar edhe lobisti amerikan i Lulzim Bashës, Nick Muzin.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV