“S’jam mirë psikologjikisht”, zbardhet dëshmia e sanitares që zhvati vajzën e pacientes te “Shefqet Ndroqi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e sanitares Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as ushqim.

Gjatë marrjes në pyëetje mësohet se 59-vjecarja është shprehur se aktualisht nuk është mirë psikologjikisht për të dhënë sqarime.

“Aktualisht nuk jam mirë psikologjikisht dhe sqarime do të jap në faza të tjera të hetimit”, është shprehur sabnitarja.

59-vjeçarja Alldervishi është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV