Plagoset me armë zjarri një person në Milot, detajet e para të ngjarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Milot të Shkodrës mesditën e sotme, ku mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i identifikuar si Ylli Ibrahimi.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin.

Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.

Ngjarja ka ndodhur orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri 45-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV