Njihuni me ushqimet më të mira për mushkëri të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa mushkëritë nuk ka jetë. Ato janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.

Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë. Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.

Uji

Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.

Frutat e Pyllit

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat. Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

Fasulet

Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër. Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.

Mollët

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

Shega

Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.

Specat

Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet. Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV