Zgjedhjet ne Kosovë/ Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshjen me Albin Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë në një listë të përbashkët. Qëllimi; Kurti Kryeministër, Osmani presidente

 Nga Fernada Cenko

Kosova do të votojë në 14 shkurt për zgjedhjet parlamentare. Puna e parë në prag të zgjedhjeve janë koalicionet që bëhen me partitë ku qëllimi është të qeverisin së bashku. Kështu lista e deputetëve të Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti. Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se do të garohet në një listë të përbashkët pasi nuk arrijnë mjaftueshëm përfaqësim.

“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë, sa të arrijmë fitore. Marrëveshja është mes listës që drejtoj unë dhe zotit Kurti. Ne do garojmë në një listë të përbashkët zgjedhore. LDK nuk është pjesë e marrëveshjes. Ne do të fitojmë mjaftueshëm. Do kandidojmë me zotin Kurtin kryeministër dhe unë do kërkoj sërish legjitimitetin si presidente”, u shpreh Vjosa Osmani.

Kreu i vetëvendosjes Albin Kurti është i sigurt në fitoren e mazhorancës.

“Ne do garojmë bashkë dhe do të fitojmë bashkë. Këta nuk janë zgjedhje, por referendum. Më 14 shkurt do jetë referendum, ku qytetarët do të zgjedhin partitë e vogla apo ardhmërinë, që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë dhe ta vëmë në binarin e integrimit euro-atlantik. Ky është referendum. Pengesa patjetër dalin rrugës, por nuk na ndalin kurrë”, u shpreh Kurti.

Sipas tij në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra.

“Nuk ka më pengesa që nuk janë të tejkalueshme. Nuk ka pengesë që të na ndalë. Në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Gara është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë unë dhe zonja presidente nuk kemi çfarë të kërkojmë”, tha Kurti.

Vjosa Osmani është zgjedhur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës në 6 tetorit të viti 2019. Aktualisht është kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Negociatat në selinë blu/ Basha mbyll marrëveshjet me tre aleatë

Tre muaj para zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike, se forca kryesore e opozitës ka materializuar dje marrëveshjen me tre aleatët e saj besnik. I pari që dakordësoi me demokratët ishte Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili do të renditet i treti në listën PD-së në Durrës. Pas tij, edhe PDK ra dakord që kryetari Nard Ndoka të jetë pjesë e listës së sigurt të Shkodrës, ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi do të jetë në listën e Tiranës.

Lexo edhe :  Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, republikanët e Fatmir Mediut, dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, ky i fundit më pranë marrëveshjes dypaleshe me Bashën. Nga ana tjetër kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet se për të qenë marrëveshje sa më të pranuara nga palët, duhet që të respektohet pesha specifike e secilës parti në zgjedhje.

“Në negociata duhet të na udhëheqë qëllimi i përbashkët kundrejt Ramës. Të respektohet pesha specifike e partive politike në zgjedhje”,– tha ai.

Kreu i PDIU, shprehet gjithashtu se këto negociata janë të vonuara, dhe se tashmë opozita duhej të ishte në marrëveshje me qytetarët. Idrizi shprehet se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese, ku Rama qëllimisht kërkon që të fusë në mosmarrëveshje opozitën e bashkuar.

“Ndryshimet kushtetuese vonuan marrëveshjet në opozitë. PDIU është konsoliduar në 5 qarqe. Do të ruaj peshën specifike të PDIU-së”, shtoi ai.

Të vështira duken negociatat edhe për Partinë Republikane të Fatmir Mediut. Kryetari i PR për Tiranën, Blendi Sulaj shprehet se partia që ai aderon kërkon që t’i respektohet pesha që ka në qarqe të ndryshme të vendit, ndryshe nëse PD nuk e konsideron këtë, secili do të shohë punën e tij. Ndërkohë aleati tjetër i PD, LSI, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë me listën e saj.

Xhaçka takon ambasadorin italian: Mirënjohje për ndihmën e pas tërmetit dhe Covid 19

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë, Frabrizio Buçi. Xhaçka shprehet se Italia mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë. Ajo shton se shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin.

Takim i shkëlqyer me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Buçi. Ai mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë. Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin. Bashkëpunim i shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve dhe për masat ndaj COVID19.

Të fundit

3 marsi afati i fundit i regjistrimit, ja me cilët aleatë do të bashkohet Berisha

Në selinë blu, negociatat për koalicionet parazgjedhore mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë përshpejtuar në minutat e...

Rama intervistë për TV grek: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA. Rama tha se minoriteti grek në...

Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit amerikan, Donald Trump duke puthur...

Tym brenda avionit të “Delta Airlines”/ Piloti bën ulje të detyruar, evakuohen pasagjerët

Panik në avionin e linjës “Delta airlines” e cila udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Sic raporton “NY Times”, tymi brenda avionit ka detyruar...

Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje për Shqipërinë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve,...

Lajme të tjera

Web TV