Zhvati para nga të sëmurët me Covid-19/ Ja si u kap oksigjenisti që boshatisi 30 bombola nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26 vjeçar me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës u arrestua nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mensur Shtylla, akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë spitali i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 Janar.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht, këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.

Pas arrestimit, 26 vjeçari e ka pranuar akuzën duke dhënë edhe emrat e personave që u kishte çuar bombolat. Në disa prej tyre duke përfituar edhe të ardhura.

Tashmë bombolat e oksigjenit janë sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale.

Të fundit

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Lajme të tjera

Web TV