“Lulëzon hashashi para zgjedhjeve”, Strazimiri publikon videon e “RAI 3”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri së fundmi ka publikuar një video dokumentar nga “RAI 3”, ku thuhet se është rritur ndjeshëm kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Në rrjetin social Facebook, Strazimiri shkruan ndër të tjera se “po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë”.

Postimi i Gent Strazimirit:

“SË SHPEJTI paskemi … “ZGJEDHJE” !!!

RAI 3: rritet me 1.200% kultivimi i kanabisit në Shqipëri!

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”???!!!

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!

KAQË!”

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV