Luhen 3 takimet e fundit të javës së 14-të, Skënderbeu prek fundin e renditjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy ndeshjeve të para, të luajtura të premten, të shtunën janë luajtur 3 takimet e tjera të Kategorisë Superiore dhe në dy prej përballjeve të luajtura përkatësisht në Fier dhe në kryeqytet, kanë fituar ekipet vendase, ndërsa në Korçë kanë fituar miqtë. Kështu, Partizani dhe Tirana i janë përgjigjur Teutës dhe, në distancë, edhe Vllaznisë, pasi kanë mposhtur përkatësisht Skënderbeun në fushë të huaj dhe Kastriotin në shtëpi.

Ndërkaq, ka ardhur një humbje për Laçin, që u thye në Fier nga Apolonia, e cila mori 3 pikët kundër bardhezinjve të pompuar si kandidatë për të fituar titullin. Partizani e mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-2, teksa të kuqtë shënuan dy gola në 7 minutat e para të ndeshjes. Bardhi dhe Solomon realizuan me kokë, ndërkohë që në të njëjtën mënyrë për korçarët realizoi Mensah në pjesën e dytë, por Skënderbeu nuk ka mundur dot të shmangë humbjen.

Ndërkaq, në kryeqytet, Kastrioti befasoi me Devidin, i cili shënoi për krutanët. Megjithatë, Tirana reagoi dhe, fillimisht, barazoi me Bathën, e më pas, kaloi edhe në epërsi me Muçin, duke u rikthyer te fitorja me rezultatin 2-1. Dhe, së fundmi, në Fier Mario Gjata shënoi për Apoloninë që në minutën e 20-të, gol që mbeti në fuqi deri në fund.

Laçi realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë me Harmonin, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje dhe polemikat pritet të jenë të shumta. Kështu, java e 14-të e Kategorisë Superiore uli sot siparin me 3 sfidat e zhvilluara në orën 13:45, ku nuk munguan surprizat si dhe ndryshimet në pozicionet e renditjes. Skuadra e Skënderbeut që drejtohet nga Juljan Ahmataj preku të shtunën vendin e fundit, pas humbjes në shtëpi ndaj Partizanit.

Lexo edhe :  Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Korccarët u parakaluan nga Apolonia që triumfoi ndaj Laçit. Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia vijon të ruajë diferencën prej 9 pikësh nga ndjekësit më të afërt, Partizani dhe Teuta, teksa Tirana është ngjitur në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Laçin, me nga 20 secila. Në kuotë të njëjtë pikësh, 17, ndodhet edhe Kastrioti i vendit të 6-të dhe Kukësi i vendit të 7-të, si dhe Bylisi e Apolonia që ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të, me nga 12 pikë.

Të fundit

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja...

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë...

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 korrik 1794 Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më...

Kërcënoi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, policia shpall në kërkim të riun

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim të riun 21-vjeçar, të identifikuar si Mariglen Bajrami, i cili u denoncua nga ish kandidatja per deputete...

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri 18-vjeçar

Eshte zbardhur dëshmia e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën...

Lajme të tjera

Web TV