“Më lëviz krevati natën, kam dy vite”/ Qytetari nga Tirana ka një shqetësim të pazakontë, as Policia nuk i jep dot zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 49-vjeçar ka lënë pa fjalë Policinë e Tiranës me kallëzimin e tij që në të vërtetë nuk ka zgjidhje.

Burime policore të gazetës Si shpjegojnë se e morën shënim denoncimin e shtetasit A.T. por për shkak të mungesës ligjore nuk dinë si të veprojnë. A.T. vuan nga pagjumësia, shpesh ka probleme me tensionin dhe ky problem është kthyer në makth për të.

Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëson mbrëmjen qëllimisht. A.T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime. Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësimet e vazhdueshme më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime.“ Policia thotë për gazetën Si se banesa e burrit nga verifikimet gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19:00. Nga ana e tij, 49-vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë kriminale për ta lënë pa gjumë dhe për ta stresuar. Agjentët e pyesin kallëzuesin nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo.

Na e shpjego, këmbëngul policia, frekuencën kohore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatëshme ndodh derisa zbardh dita.

Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. “Kam dy vite,”- thotë ai. Është një kërcënim i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Është një metodë kriminale dhe presion që mua të më mbysë ankthi nga pagjumësia.

Lexo edhe :  Strasburgu shpall të paligjshëm arrestimin nga SPAK të ish-drejtorit të RTSH-së

Agjentët e pyesin shtetasin A.T. nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo?

Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalisht nuk kam probleme me asnjë person. Më herët kam patur mos-marrëveshje me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompesimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësisht kësaj, krevati vazhdon të vibrojë.

Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbnguli dhe ishte ankuar për mosveprim të agjentëve. “Mbasi kallëzimi u protokollua dhe për rrjedhim nisën verifikimet në terren, agjentët e kanë këshilluar shtetasin A.T. që t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni,” – shkruan në fund të veprimeve hetimore agjenti i policisë së Tiranës.

Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshme se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër penale, mbyllet procesverbali i drejtorisë së Tiranës./ Gazeta “Si”

Të fundit

A ka vend për alarm? Gripi i shpendëve shkakton viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara

Për herë të parë, një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdiq si pasojë e infektimit me gripin...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV