Stuhia “Leonardo” godet Ballkanin, mot i acartë dhe temperatura nën zero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Selaniku në ishullin e Kretës, Greqia është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht e ndikuar nga stuhia polare ‘Leandro’. Në disa rrugë kombëtare policia ka pezulluar qarkullimin për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa në të tjera kërkon zinxhirët. Bora mbuloi gjithashtu Parisin, Brukseli dhe disa rajone të Gjermanisë Jugore.

Fronti i ftohtë atmosferik “Leandros” goditi Greqinë me reshje dëbore nga Selaniku deri në Atikë, ndërsa raportohet për temperatura polare dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën lindore të Selanikut. Në jug deri në Kretë priten erëra të forta dhe shi që do të zgjasin deri të martën e ardhshme.

Në lartësitë e Atikës, Greqisë Qendrore dhe Peloponezit, në disa rrugë automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, ndërsa në Atikë policia ka ndaluar në mënyrë parandaluese makinat të qarkullojnë në nga pjesët e rrugës “Tatoiou” dhe kamionë të rëndë në disa pjesë të autostradës Athinë-Lamia.

Kufizime të ngjashme të trafikut dhe masa të tjera janë shqyrtuar në një takim të gjerë të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve.

Në Greqinë Veriore pati reshje të mëdha dëbore. Në Trikala dhe Karditsa gjithashtu ka pasur reshje të mëdha dëbore, ndërsa autoritetet janë në punë për pastrimin e rrugëve.

Lamia, Nafpaktos dhe Agrinio kanë kryesisht probleme në rrjetin rrugor rural.

Moti i keq ka sjellë probleme edhe në perëndim të Europës, ku bora mbuloi kryeqytetin francez, Parisin, duke nxjerrë në rrugë mijëra vetë për të shijuar peizazhin deri në orën 18:00, kur hyn në fuqi ndalim qarkullimi.

Bora gjithashtu mbuloi Brukselin. Autoritetet në vend lëshuan paralajmërime të rrepta për drejtuesit e automjeteve për shkak të rrugëve të rrezikshme në disa provinca. Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar probleme edhe në Gjermaninë Jugore.

Të fundit

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Lajme të tjera

Web TV