Prezenca e OSBE në Shqipëri, takim për zgjedhjet në prill/ Celibashi: Ka presion për shkak të kohës së kufizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur duhen edhe 3 muaj nga data e zgjedhjeve, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi një takim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. E pranishme ishte edhe ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, vendi i së cilës mban kryesinë e radhës të OSBE-së.

Prezenca i njohu përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare me zhvillimet kryesore të reformës zgjedhore, si ndryshimet e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera. Po ashtu, i informoi lidhur me projektet në ndihmë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe aktorëve të tjerë vendas, gjatë kohës së mbetur deri në zgjedhje.

Në takim ishte dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai i njohu pjesëmarrësit me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, veçanërisht me përdorimin e teknologjisë, mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdorimin e mundshëm të burimeve njerëzore për qëllime elektorale. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të ambasadorëve.

Po ashtu, Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të KQZ-së dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje.

Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre të plotë për KQZ-në dhe nxitën Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe aktorët e tjerë që të bëjnë më të mirën për të zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV