Tenis, shkon në 7 numri i të infektuarve në “Australian Open”, masat nuk lehtësohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën janë zbuluar edhe dy tenistë të tjerë me koronavirus në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open), duke e çuar në 7 numrin e të infektuarve deri tani. Ndërsa 72 sportistë dhe anëtarë stafesh janë në karantinë, pjesa tjetër janë lejuar të stërviten, sipas programit për 5 orë. Kështu, edhe dy tenistë të tjerë në “Australian Open”, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë të martën, duke e çuar në 7 numrin e rasteve të lidhura me turneun e tenisit.

Rastet pozitive në 3 fluturime “charter” kanë bërë që 72 lojtarë të mbyllen në dhomat e tyre të hotelit. Zyrtarët shëndetësorë thanë se askush prej tyre nuk kishte dalë negativ ende, për t’u kthyer në stërvitje. Për këto rregulla të rrepta të vendosura në mjedist ku janë akomoduar dhe po stërviten, pjesëmarrësit e “Australian Open”, ka folur edhe kryeministri i Australisë, Skot Morrison, i cili ka thënë: “Turneu i tenisit do të vazhdojë”.
“Rregullave të vendosura atje duhet t’i përmbahen të gjithë, ashtu si ju i përmbaheni rregullave të gjyqtarit në gjykatë, ashtu duhet t’i përmbaheni edhe rregullave të vendosura nga zyrtari përgjegjës i shëndetësisë kur bëhet fjalë për “Covid-19”, – ka vijuar ai. – Kjo është pjesë e marrëveshjes ndaj duhet t’i përmbaheni të gjithë.” I të njëjtit mendim ka qenë edhe kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Endrjus, i cili gjithashtu ka kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit e “Australian Open” të zbatojnë rregullat e vendosura, në mbrojtje ndaj virusit.

E ndërsa 72 pjesëmarrës të turneut janë ende në karantinë, të tjerët kanë zbatuar programin duke dalë nga dhomat e tyre të hotelit për kryer 5 orë stërvitje. Midis tyre janë Novak Gjokoviçi, fitues në fuqi i “Australian Open”, Serena Uilliams, Naomi Osaka dhe Rafael Nadali. Ndërkohë, mediat kanë nxjerrë imazhe të Gjokoviçit që nuk mbante maskë në minibusin që transporton lojtarët.

Lexo edhe :  F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Veprimet e tenistit serb në këtë turne po ndiqen nga afër, edhe për shkak të injorimit nga ana e tij, të dukshëm, në lidhje me masat kundër virusit edhe në të kaluarën.
Por pavarësisht nga polemikat, i pari turne madhor i vitit në tenis (“Grend Slem”), “Australian Open 2021”, pritet të fillojë në Melburn më 8 shkurt, 3 javë më vonë nga data e zakonshme.

Ndërkohë që në Australi, shumë po pyesin se pse lojtarët dhe stafet e tyre u lejuan të vijnë në vend, kur dhjetëra mijëra australianë kanë mbetur të bllokuar jashtë shtetit.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV