Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, Kosovë ku një 33-vjeçare është përdhunuar nga një 29-vjeçar.
Mediat vendase bëjnë me dije se shtetasi me inicialet P.M., 29 -vjeçar, dyshohet se ka përdhunuar shtetasen D.K., 33-vjeçare.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 29 vjeçarit.
Dyshoeht se viktima dhe abuzuesi njiheshin. Sipas informacioneve të para 33-vjeçarja u përdhunua në një hotel. Autori dyshohet se ke lidhur viktimën dhe më pas ka kryer marrdhënje seksuale kundër dëshirës së saj.
“Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.