Nën-17-vjeçarët / Pepa, Akademia, Vora & Shënkolli, në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kupa e Shqipërisë për grupmoshat e Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet ҫerekfinale. Përballjet ndërmjet skuadrave pretendente janë luajtur me sistem grumbullimi në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Të premten janë luajtur katër ndeshje, nga dy përkatësisht për ҫdo grupmoshë, dhe të shtunën duelet e tjera që kanë përcaktuar ekipet katër skuadrat gjysëmfinaliste.

Për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve të premten është luajtur Partizani-Pepa, ndeshje e cila ka qënë shumë e luftuar dhe 90 minutat e rregullta janë mbyllur në barazim 0-0. Skuadrat kanë shkuar menjëherë te goditjet e 11-metërshave, siҫ e parashikon rregullorja dhe elbasanasit e Pepës kanë triumfuar me shifrat 6-5, duke siguruar një vend në gjysëmfinale.
Dueli tjetër ishte ai ndërmjet Akademisë së Futbollit dhe Brians.

Ndeshje ka filluar menjëherë me gol me Akademinë që ka shënuar në minutën e 12-të me Halilajn. Lezhjanët reagojnë menjëherë dhe barazojnë në minutën e 20-të me Zefin. Pas barazimit të përkohshëm u duk se do të ishte një ndeshje e barazpeshuar, por nuk rezultoi kështu.

Sepse Akademia reagoi fort dhe dominoi gjithë takimin duke triumfuar me rezultatin final 7-1 ku spikat 4-golëshi i Halilajt. Të shtunën u luajt Tirana-Vora me këta të fundit që arritën të kalojnë në gjysëmfinale pasi triumfuar me sukses në lotarinë e 11-metërshave. Loja e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Vorën që shënoi e para në minutën e 61-të, me Thanën, dhe Tirana ҫoi gjithҫka në shtesë në të 74-tën me 11-metërshin e saktë të Bajraktarit.

Ndeshja e katërt ҫerekfinale ishte ajo ndërmjet Labërisë dhe Shënkollit me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 4-1 falë golave të Markut, Rrapit dhe dopietës së Jakut, ndërkohë që, për Labërinë, golin e “nderit” e shënoi Dhrami. Ditën e hënë, në orën 11:00, në mjediset e Federatës Shqiptare të Fubollit, do të zhvillohet edhe hedhja e shortit të lirë për të përcaktuar ҫiftet gjysëmfinaliste.

Të fundit

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e...

Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Nga Leonard Veizi Të martohesh në Shqipëri, duket se po kthehet në një sport ekstrem, një sfidë që vetëm më të guximshmit dhe më të...

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan...

Lajme të tjera

Web TV