Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i përdhunuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e gjallë dhe u varros, por askush nuk u ndëshkua.

Detaje të reja nxori në dritë emisioni “Tuneli” duke treguar se Zeneida Selimaj, aso kohe 12 vjeçe, doli nga shtëpia e saj, por u përball me përdhunuesin që e dogji të gjallë.

Kanë kaluar rreth 9 vite pas krimit makabër dhe u zbulua identiteti i autorit, fqinj i familjes, pasi doli rasti për një tjetër abuzim që kreu ndaj një të miture. Prokuroria e Pireut kërkoi që çështja të hetohet me detaje.

Si ndodhi ngjarja?

Ishte mëngjesi i së Premtes, 23 Shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre, e cila ndodhej në rrugën ‘Kallikratida’ për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes për në shkollë ndërsa 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori hyri në banesë dhe tentoi të përdhunonte vajzën e vogël. Ndonëse ishte e zhveshur nga beli e lart, vajza shpëtoi nga duart e tij dhe tentoi të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Por nuk arriti të shpëtonte pasi autori e kapi sërish, i vuri flakën dhe e dogji të gjallë.

Në ditët e para të incidentit, autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. Më pas nisën të hetonin gjyshin, por e proceduan në gjendje të lirë. Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën ndërsa dosja u rihap pas një kërkese drejtuar Prokurorisë së Pireut.

Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat e abuzimit seksual. Sidoqoftë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Të gjitha u zbuluan nga analizat mjeko-ligjore, ndërsa djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme.

Dëshmitë e familjarëve

Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës fatkeqe, e cila u vra në mënyrë brutale, folën për emisionin ‘Tuneli’ duke zbuluar detaje rreth fqinjit të tyre.

“Sapo pashë foton e fqinjit tonë në televizion, të gjitha fotografitë më dolën para fytyre për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Është vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

Lexo edhe :  Zjarret masive "pushtojnë" ishullin e Kretës, evakuohen 3,000 banorë

“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua me shenja jete në spital, por pas disa ditësh u largua nga kjo jetë.… Një fëmijë që u dogj… Ajo ishte një krijesë shumë e ëmbël”, theksoi një fqinj i familjes.

“Vajzën e vogël e kisha si fëmijën tim. Ajo ishte një krijesë e lumtur. Që prej incidentit, ne jemi të pikëlluar nga ngjarja”, tha pronarja e shtëpisë ku jeton familja e viktimës.

“Unë e kam të vështirë të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite që po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush e bëri këtë me vajzën tonë të vogël”, thanë prindërit e dëshpëruar.

Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte aksion i menduar me detaje. Nuk arrita të dëgjoja fjalët e saj të fundit.

Ne nuk kishim një shishe në shtëpi. Fqinji ynë e kishte në banesën e tij sepse ishte piktor. Unë pashë që duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi urgjenca që mori fëmijën. Isha në gjendje shoku”, tha babai i viktimës.

Ndërsa nëna e saj tha: “Një muaj para ngjarjes, vajza ime më thoshte se fqinji e shikonte në mënyrë të çuditshme dhe thoshte se e trembte”.

Banorët në rrugën ‘Kallikratida’ në Pire janë dëshpëruar nga ngjarja. Me botimin e fotos së fqinjit të tyre pedofil, zgjohen kujtimet e vrasjes brutale të viktimën 12-vjeçare.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV