Luhen dy të parat javës së 16-të të Kategorisë Superiore, fiton Kukësi, ndahen pikët në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiton Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia ndajnë pikët në Korçë, në 16:45 ka nisur në Shkodër Vllaznia-Kastrioti. Kategoria Superiore luan sot 3 takimet e para të javës së saj dhe pasdreke u zhvilluan dy prej tyre. Duke nisur nga ora 16:45 po luhet përballja Vllaznia-Kastrioti, ndërsa dy takimet e fundit luhen të hënën. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën pasdreke dy takimet e para të javës së 16-të dhe në Stadiumin “Elbasan Arena”, Kukësi ka kapërcyer pësimin e një goli dhe fituar me përmbysje 2-1 ndaj Bylisit.

Stojanoviç i ka kaluar ballshiotët në epërsi në minutën e 26-të, por, 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Ibraimi shënon për Kukësin. Në barazim 1-1 mbyllet 45-minutëshi i parë, ndërsa në të dytën, Eze do të gjejë rrugën e rrjetës për verilindorët, që përmbysin gjithçka dhe fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, që zhytet në zonën e ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore. Ndërkaq, në Korçë, Skënderbeu është ndalur në barazim 1-1 përballë Apolonisë, në atë të ishte një betejë për mbijetesë.

Dy 11-metërsha, një i realizuar nga Meksi për vendasit, në minutën e 49-të, dhe një nga Gjata për fierakët, kanë bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë. Takimi i 3-të i së dielës luhet duke nisur nga ora 16:45 dhe Vllaznia pret në Shkodër Kastriotin. Kurse dy takimet e fundit luhen të hënën dhe pasdreke, Tirana pret në kryeqytet Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:45, Partizani përballet me Teutën në Durrës, në duelin e dy skuadrave ndjekëse të Vllaznisë kryesuese.

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV