U gjet i mbytur në det/ Historia e ish-ministrit grek që Enver Hoxha e futi në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke i kanë kushtuar një histori ish-ministrit grek, Sifis Valyrakis, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në anijen e tij në ishullin Eritrea.

78-vjeçari ishte një peshkatar i mprehtë dhe që e donte peshkimin, pasditen e djeshme gruaja e tij ka bërë me dije për mediat greke se ai kishte dalë me anijen e tij në ishullin Eretria.

Prothema thekson se sipas raportit të parë mjekoligjor në trupin e ishiministrit janë konstatuar dy plagë në kokë që dyshohet se i ka marrë nga goditja pas rënies nga anija e tij.

Por Valyrakis në historinë e tij ka edhe një lidhje me Shqipërinë. Valyrakis mësohet se gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës. 78-vjeçari ishte dënuar me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit. Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

“Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”, është shprehur Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë, godet brigjet e Kretës

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se një tjetër version është se Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të juntës greke, dhe e dënoi për tre vite me punë të detyrueshme në kampin e Fierit. Por ishte ndërhyrja e kryeministrit në atë kohë Andreas Papandreou që në komunikim me kinezët dhe lëvizjen maoiste  tek shqiptarët bëri të mundur dhe shpërtimin e Valyrakis.

Të fundit

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

Lajme të tjera

Web TV