Moto GP, Nuk ka Mark Markez, nuk ka fitore për “Honda”-n, por mekanikët mendojnë ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Honda” kaloi një vit të vështirë në 2020-ën, kur e mbylli Kampionatin Botëror të Moto GP-së, pa asnjë fitore. Dhe kjo për shkak të mungesës së Mark Markezit. Në pamundësi për të ditur kohën e rikthimit të tij në pistë, “Honda” mendoi ta zëvendësojë me Andrea Doviciozon. Por Hernandezi, shefi i mekanikëve të Markezit, nuk është dakord me këtë. “Nuk do të ishte normale që Honda të nënshkruante me Doviciozon për të zëvendësuar Markun.”
Kjo ishte përgjigjja e Santi Hernándezit, pas thashethemeve që dolën në Itali se “Honda” mund të mendonte të nënshkruante me Andrea Doviciozon për të zëvendësuar përkohësisht Mark Márkezin në Kampionati Botëror të Moto GP-së për 2021-shin deri në rikthimin e 8-herë “kampionit të botës”. Një gjë e turpshme kjo, që shefi i mekanikëve të Markut në fabrikën “Ala Dorada” e argumentoi, duke theksuar përparimin e Stefan Bradlit. “Kush më mirë se Bradli, mund të zëvendësojë Markun?” – tha Hernandezi.
“Pastaj, Mark Márkezi mund të bëjë gjëra që ndoshta të tjerët nuk munden”, – shton ai. Hernándezi gjithashtu shprehu mosbesimin e tij se “RCV123V” është një motor i ndërtuar ekskluzivisht për të rritur cilësitë e pilotit nga Servera. ““Honda” nuk është një motor i thjeshtë, por nuk jam dakord që është vetëm për Markun, – thotë kryemekaniku. – Po, mund të themi se ai mund të bëjë gjëra që ndoshta të tjerët nuk i bëjnë, por pikërisht kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar që të sjellim një motor disi më të ekuilibruar.”
“E dimë që motori ynë është disi i komplikuar, por e vërtetë është edhe që Nakagami ka filluar të merret vesh mirë me të, – ka vijuar Hernandezi. – Edhe Bradl besoi te ky motor dhe filloi të bënte gjëra që deri atëherë nuk i kishte bërë”. Zyrtari thekson edhe faktin se viti 2020 ka qenë vërtet tepër i vështirë për “Honda”-n pa Mark Markezin, pasi për herë të parë që nga 1982, skuadra japoneze e mbylli kampionatin pa arritur asnjë fitore në 14 garat e zhvilluara.
Por në fund, Santi nuk e humb rastin për t’i dërguar një mesazh rivalëve të mëdhenj të nxënësit të tij në nivelin më të lartë, Moto GP: “Në mungesë të Markezit, ata që duhet të tregonin veten, nuk e bënë këtë. U habita shumë që pilotë të tillë si Vinjalesi, Kuartararo ose Doviciozo nuk arritën të dominonin. Ndoshta, në fillim të sezonit, ata po përgatiteshin për të fituar kampionin, por papritur u zhdukën dhe nuk dinin çfarë të bënin. Për shembull, Kuartararo fitoi në dy garat e para në Herez dhe pastaj ai u zhduk. Unë u befasova shumë”.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV