Nëna e njeriut më të pasur në botë mendonte se i biri do të përfundonte si i pastrehë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri që vlerësohet deri në 187 miliardë dollarë. Nëna e tij, Maye Musk ka rrëfyer se e ka kuptuar që i biri i saj ishte gjeni, që kur ai ishte ende një fëmijë. Mirëpo, ajo ka pranuar se nuk ka qënë e sigurt nëse themeluesi i kompanisë ndërkombëtare “SpaceX” ishte i destinuar për të kapur majat.

E ftuar në një emision mëngjesi në Amerikë, 72-vjeçarja ka treguar më shumë rreth fëmijërisë së Elon Musk. “E kam kuptuar që Elon ishte një gjeni, kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Por prapëseprapë nuk mund të isha e sigurt nëse ai do të bënte gjëra madhështore, pasi ka shumë gjeni që përfundojnë të pastrehë apo duke fjetur në bodrume, pasi nuk i vendosin në zbatim dhuntitë e tyre.”

Maye ka treguar gjithashtu, se Elon ka shitur programin e tij të parë kompjuterit, kur ishte vetëm 12 vjeç dhe fitoi 500 dollarët e tij të parë, nga revista që e bleu. “Ai ishte vetëm 12 vjeç dhe mahniti një grup studentësh të inxhinierisë, me aftësitë e tij. Ky ishte një fillim i mirë”- tha ajo.

A touch of madness: Elon Musk

Nëna e Elion ka qënë një nga investueset në kompaninë e parë të tij të softwerëve “Zip2”, duke u bërë kështu një nga mbështetëset më të mëdha të tij, drejt rrugës së suksesit. “Isha kaq e emocionuar kur ai themeloi “Zip2”, pasi e bënte jetën kaq të thjeshtë, duke vendosur lokacionin e bizneseve në websajtet e tyre. E di që tani kjo është një praktikë mëse e zakonshme, por në atë periudhë ishte revolucionare. Kjo është arsyeja pse unë investova në idenë e tij që në fillim, edhe pse nuk kisha shumë para.” – u shpreh nëna e Elion.

Lexo edhe :  Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Sipas saj, Elion Musk krijoi sistemin e “Paypal”, pasi ishte i bindur që sistemi bankar kishte nevojë për ndihmën e tij dhe kështu ndodhi. Më vonë, ai themeloi “Teslën”, ku përveç prodhimit të makinave elektronike, bën edhe kërkime hapësinore.

Elon Musk says Tesla is "hoping to open in Romania soon" | Romania Insider

Nëna e Elion është shprehur krenare edhe për dy fëmijët e tjerë të saj, gjithashtu të suksesshëm në karrierat e tyre, njëri si biznesmen dhe tjetra si producente filmash.

The musk family of geniuses. | Maye musk, Elon musk, Elon musk wife

Të fundit

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Lajme të tjera

Web TV