Futbolli i Sallës / Kombëtarja në Kroaci, përgatitjet e fundit për duelin e parë zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka udhëtuar të hënën drejt Kroacisë në prag të ndeshjes së parë të për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2022. Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli është shortuar në Grupin 1 së bashku me Ukrainën, Kroacinë dhe Danimarkën.

Delegacioni kuqezi i është nënshtruar ditën e diel testeve “Covid-19” me tampon dhe kanë rezultuar negativë që të gjithë.

Pas marrjes së rezultateve Kombëtarja është nisur për në vizitën kroate, teksa më 27 janar në Varazhdin do të zhvillojë duelin e parë të këtyre eliminatoreve. Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në Kroaci pasditen e së hënës në “Arena Varazhdin”, pikërisht aty ku do të luhet edhe sfida e parë zyrtare e Evropianit.

Trajneri Resuli që ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe deri tani nuk ka asnjë dëmtim apo probleme fizike.

Ndërkaq, më 31 janar kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe duelin e dytë, pasi do të përballen me Ukrainën në Tiranë. Takimi do të luhet në sallën e Parkut Olimpik.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV