Qentë endacakë sulmojnë qytetarin, në mes të kryeqytetit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Ai ka marrë plagë të rënda, ndërsa kjo ngjarje raportohet se është e përsëritur dhe qytetarët ndihen të kërcënuar nga prania e qenve të shumtë rrugaçë nëpër rrugë.

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, raportohet se ka marrë plagë trupore pas sulmit nga qentë endacakë në lagjen ‘1 Tetori’ në Prishtinë përpara një jave.

Diçka të tillë e kanë bërë të ditur ‘Vrojtuesit e Lagjes’, një faqe në Facebook në Prishtinë, teksa kanë publikuar edhe fotografitë e viktimës.

“Kafshim nga qenet endacak te 1 Tetori me 19 Janar”, thuhet në postimin e tyre.

Para tre muajsh, ishte sulmuar nga qentë endacakë edhe një grua shtatzënë në Prishtinë, më saktësisht në lagjen Mati 1, dhe po ashtu edhe një tjetër.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, pati deklaruar ajo.

Të fundit

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë. Berisha theksoi se...

Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore të Anglisë, raportojnë mediat vendase. Jonathan...

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj,...

Lajme të tjera

Web TV