Ministri Çuçi flet për gjobën e ndryshimit të vendbanimit: Kemi vendosur t’i lëmë hapësirë njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor të deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Lajmin e bëri me dije sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga kjo lehtësi dhe të bëjnë deklarimet e ndryshimit të vendbanimit.

E paqartë mbetet se kur do të kthehet në fuqi gjoba për mosdeklarimin në zyrat e gjendjes civile.

“Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që ti lëmë hapësirë njerëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit.

Dua i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, tha ministri.

Të fundit

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Lajme të tjera

Web TV