Po shkonte drejt vatrës së virusit, qeni “i shpëton jetën” kinezes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qentë janë konsideruar gjithmonë si miqtë tanë më besnik. Në rastin e një qytetareje kineze ai ka rezultuar një hero i vërtetë.

Ai i ka grisur pasaportën pronares së vet duke e mbajtur atë larg infektimit nga koronavirusi, i cili i ka marrë jetën shumë personave në Kinë.

Në fillim kjo qytetare është mërzitur nga kjo ndodhi por më pas ka ndjerë mirënjohje ndaj qenit të saj.

Gruaja në fillim të këtij muaji ka publikuar në “Facebook” foto të pasaportës së grisur, sipas një raportimi të “Bored Panda”.

Ajo shpjegoi se gjeti qenin me emrin Kimi të shtrirë pranë pasportës së grisur, duke e ndaluar që të udhëtonte për në qytetin kinez.

Tani gruaja nga Taivani mendon se qeni i ka bërë një nder të madh duke i grisur pasaportën aq sa ajo nuk mund të udhëtonte për në Wuhan të Kinës.

Disa ditë pas planifikimit te udhëtimit të saj u përhap lajmi i rrezikshmërisë nga koronavirusi, i cili po merr jetë në mënyrë të frikshme.

Disa ditë më vonë, pronarja e qenit publikoi një status tjetër në Facebook, ku shkruante:

“Ju kujtohet pasaporta? Ju kujtoj se qenushi donte të më mbronte. Pasaporta ime u gris dhe shumë shpejt mësova se origjina nga ku u përhap virusi i tmerrshëm ishte pikërisht vendi ku unë do të shkoja.

Për fat të mirë, qeni më shpëtoi jetën duke më bllokuar këtë udhëtim.”

Të fundit

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

Lajme të tjera

Web TV