“Artiljer i shkëlqyer”, më shumë detaje nga e kaluara e Vladimir Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin pak kohë më parë ka zbuluar se komandonte një batalion artilerie gjatë periudhës sovjetike, një detaj të fshehtë të biografisë së tij që ishte i panjohur. Putin e ka bëri komentin gjatë një vizite në Shën Petërburg, ku tërhoqi levën e një topi si përshëndetje mbi lumin Neva.

“Mora gradën e togerit si një artiljer, si komandant batalioni i artilerisë obus… 122mm ,” u shpreh Putin.

Biografia zyrtare e Putinit nuk e përmend gradën e tij ushtarake të togerit apo pozitën e tij si komandant i një batalioni artilerie.

Sipas Kremlinit, Putini iu bashkua KGB-së menjëherë pas diplomimit nga fakulteti i drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Leningradit në 1975. Ai kaloi 16 vjet në shërbimin e sigurisë sovjetike, duke u rritur në rangun e nënkolonelit të KGB para rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Megjithatë, të gjithë studentëve të fuqishëm në universitetet sovjetike iu kërkua të bënin stërvitje ushtarake, pas së cilës morën gradën e oficerit rezervist dhe me gjasë kësaj i referohej Putin.

Deklarata e presidentit rus erdhi pasi letra e tij e vjetër e identifikimit të policisë së fshehtë gjermane “East German” u tha se ishte zbuluar në arkivat STASI-ti.

Putini shërbeu si oficer i KGB-së në Dresden në vitet 1980. Kremlini as e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar se Putinit i ishte lëshuar një dokument identifikimi nga STASI.

Ka pak informacion të besueshëm për punën e Putinit në Dresden; një mundësi është se ai ishte ngarkuar me kapjen dhe rekrutimin e të huajve që studionin ose punonin në qytet.

Dihet që Putini ka punuar në kundërzbulimin gjatë ditëve të tij në KGB. Disa raporte pohojnë se detyrat e tij në KGB-së përfshinin mbikëqyrjen e disidentëve politikë sovjetikë, por këto kurrë nuk janë konfirmuar.

Lexo edhe :  Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Përgatiti: L.Veizi

Burimi: The Guardian

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV