Ky përdhunues serial ka marrë dënimin e merituar, 33 burgime të përjetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burri që përdhunoi plot 11 gra dhe fëmijë është dënuar me 33 burgime të përjetshme.

Viktimat e përdhunimit të Joseph McCann ishin të moshës 11 deri në 71 vjeç. Mes tyre ishin tre gra që u rrëmbyen në rrugë nën kërcënimin e thikës dhe u përdhunuan vazhdimisht nga Joseph.

Ai u shpall fajtor për 37 vepra penale në Bailey Old të Premten.

Gjyqtari Edis tha se McCann është kërcënim për fëmijët dhe një pedofil.

Gjykatësi e përshkroi atë si një psikopat klasik dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur dhe sistematik se pse sistemi nuk arriti të mbrojë viktimat e McCann.
Sulmet seksuale të 34-vjeçarit filluan në muajin prill në Watford dhe më pas në qytetet e tjera si Londër, Greater Manchester dhe Cheshire për një periudhë dy-javore.

Ai ka të drejtë të apelojë vendimin pas 30 vitesh burg.

Seria e përdhunimeve

Më 21 Prill, McCann rrëmbeu një 21-vjeçare nën kërcëimin e thikës, ndërsa ajo po kthehej në shtëpi nga një klub nate në Watford dhe e çoi në një shtëpi, ku e përdhunoi.

Katër ditë më vonë, një 25-vjeçare u rrëmbye ndërsa po shkonte në shtëpi në Walthamstoë, menjëherë pas mesnatës. Ajo u përdhunua në mënyrë të përsëritur, në disa vendndodhje të ndryshme brenda 14 orëve.

Më vonë në të njëjtën ditë, ai rrëmbeu 21-vjeçare së bashku me motrën e saj në Edgware, në veri të Londrës, ndërsa po shëtisnin përgjatë rrugës. Motrat arritën të shpëtonin kur shkuan në dhomën e hotelit të McCann në Watford dhe e goditën me një shishe vodka para se të largoheshin për të kërkuar ndihmë.

Në orët e para të mëngjesit të 5 majit, McCann shkoi në shtëpinë e një gruaje që e takoi në një bar në Greater Manchester. Ai e lidhi në një shtrat dhe ngacmoi djalin e saj 11-vjeçar dhe vajzën 17-vjeçare, duke u thënë: “Ju do shkoni në Evropë nesër, jeni të mitë.” Vajza, e cila tha se kishte frikë mos bëhej skllave seksi, arriti të shpëtonte duke u hedhur lakuriq nga dritarja dhe njoftoi policinë.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 1 Qershor 2025

McCann rrëmbeu dhe përdhunoi edhe një grua 71-vjeçare si edhe sulmoi seksualisht një 13-vjeçare që e rrëmbeu në rrugë.

Më 5 maj, McCann rrëmbeu edhe dy vajza 14-vjeçare pasi kërcënoi se do t’i therte me hanxhar. Ai u arrestua nga policia më 6 maj.

Të fundit

Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje...

Cili është sekreti i trajnerit Conte? Përgjigjen e jep kampioni Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e...

Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një...

Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon...

Ilir Meta dyshon se PD e preu në besë! Dalin llogaritë e votave, kush ia hodhi?

Një kërkesë, si një krizë besimi të Partisë së Lirisë drejt Partisë Demokratike, drejtuese e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit mbërriti të...

Lajme të tjera

Web TV