Zbulohet arsyeja e takimit të zyrtarëve të lartë, 6 mijë trupa amerikane zbarkojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje.”- u shpreh zoti Peleshi, i cili tha se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”.

Gjithashtu, ministri Peleshi e konsideroi zhvillimin e stërvitjes në vendin tonë si një shenjë e qartë e besimit të SHBA ndaj popullit shqiptar. “Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi.

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirri sot një Mbledhje të Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Të pranishëm në takim ishin Kryeministri, z.Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë dhe titullarë të agjencive ligjzbatuese e të sigurisë në vend.

Në takim ishte e pranishme dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Sh.S.Znj Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Europë.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Stërvitja me trupa “Defender Europe 21” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Për nga numri i pjesëmarrjes së trupave ajo është stërvitja më e madhe në të cilën përfshihen edhe trupat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë trupa nga 26 vende aleate. ”Defender Europe 21” do të shtrihet në disa vende të rajonit tonë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i masave paraprake, me objektivin e qartë, që faza përmbyllëse e kësaj stërvitje të madhe të realizohet me sukses të plotë.

Në këtë mbledhje, Presidenti Meta falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, për mbështetjen e pakursyer për vendin tonë në të gjitha aspektet e veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj tyre janë unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i Shqiptarëve”, – tha Presidenti Meta.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dhe impaktin e madh, që kjo stërvitje, do të ketë në rritjen e aftësisë ndërvepruese mes strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme aleate, si dhe në forcimin e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon e më gjerë.

Të fundit

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Lajme të tjera

Web TV