Volejboll, FSHV bën gati nisjen e sezonit të ri, zgjat vetëm diçka më tepër se dy muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjat diçka më tepër se dy muaj, zbardhen formulat e të gjitha veprimtarive kombëtare. Volejbolli shqiptar nuk ka humbur kohë dhe, menjëherë sapo ka marrë “dritën jeshile” nga autoritetet shëndetësore në vend për kthimin në parket, ka përvijuar edhe rrugëtimin e sezonit të ri. Në fakt, do të jetë një sezon i ngjeshur, që nis në mes të shkurtit dhe duhet të mbyllet brenda 10-ditëshit të dytë të prillit, për të rriturit, ndërsa për moshat vazhdon deri në maj. Vetëm 24 orë pasi ka marrë miratimin për rikthimin në parket, volejbolli shqiptar ka shpallur edhe kalendarët përkatës.

Nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, njoftohen të gjitha shoqatat dhe klubet anëtare të saj se kampionatet e kupat për sezonin sportiv 2020-2021, do te fillojnë në datat 13 dhe 14 shkurt 2021. “Duke parë kohën e shkurtër që kemi në dispozicion (nga filimi deri në mbylljen e sezonit sipas FIVB-së, Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së ka marrë vendimin për riformatimin e formulës së kampionateve dhe kupave”, – sqaron shkresa e nr. 2 të organizmit që qeveris rrjetën shqiptare.

Shkresë, e cila përfshin një numër dokumentesh sqaruese, ndërsa sezoni i ngjeshur, që nis në mes të shkurtit, duhet të mbyllet brenda 10-ditëshit të dytë të prillit, për të rriturit, ndërsa për moshat vazhdon deri në maj. Kështu, tek meshkujt, grupi A do të ketë 5 skuadra, ndërsa grupi B do të ketë 4 skuadra, që do të ndeshen me njëra-tjetrën me sistem vajtje-ardhje dhe dy të parat e renditjes së çdo grupi do të shkojnë më pas në gjysmëfinale, që do të zhvillohen me 3 takime, ndërsa finalja do të luhet me 5 takime.

Lexo edhe :  Lajm i madh: Milani zyrtarizon Igli Taren në rolin e Drejtorit Sportiv!

E njëjta formulë do të zbatohet edhe tek femrat, ku të dy grupet do të kenë nga 6 skuadra. Për të dyja këto veprimtari madhore, FSHV-ja ka publikuar edhe kalendarët, me datat dhe oraret paraprake, duke kërkuar edhe konfirmimin e klubeve për çdo ndryshim që mund të bëhet. Ndërkaq, Kupa e Shqipërisë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, do të luhet duke u mbështetur mbi bazën e renditjes së fazës së parë të kampionatit, me dy të parat e çdo grupi që ndeshen me njëra-tjetrën të kryqëzuar në gjysmëfinale më 10 mars, ndërsa finalja luhet më 14 mars.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Volejbollit ka sqaruar edhe formulën për kampionatet e tjera të moshave, përkatësisht atë të grupmoshës së Nën-21-vjeçarëve dhe Nën-19-vjeçarëve për meshkuj dhe të grupmoshës së Nën-20-vjeçareve dhe Nën-18-vjeçarëve për femra, por edhe formulën e Kupës “Rinia” që është ekuivalente e Kupës së Shqipërisë për këto grupmosha. Në mbyllje, Federata njofton anëtaret e saj se shumë shpejt do t’u dërgojë edhe protokollin e masave “Anti-Covid-19”, që do të miratojë Komiteti Ekzekutiv, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo ekip pritës.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV