Kandidatët fitues për policë, Akademia e Sigurisë bën njoftimin e rëndësishëm

Akademia e Sigurisë bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë kandidatët fitues për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, që lidhet me kontrollin shëndetësor të tyre.

Për të gjithë aplikantët që kanë fituar por nuk kanë kryer ende kontrollin shëndetësor, Akademia e Sigurisë sqaron se po shikohet mundësia që ky proces të realizohet sa më shpejt nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Akademia e Sigurisë – Sqarim!

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të krijuar në vend nga pandemia COVID-19 dhe në kuadër të zbatimit të masave parandaluese ndaj pandemisë, deri tani nuk është krijuar mundësia e kryerjes së kontrollit shëndetësor të aplikantëve fitues, kjo edhe për shkak të rriskut të lartë të infektimit në ambientet spitalore ku do të realizohen kontrollet shëndetësore.

Pavarësisht këtyre problemeve Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, po shikojnë mundësine e realizimit të  këtij procesi, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për sa kërkohet, do te viheni në dijeni për hapat e mëtejshëm të realizimit të kontrollit shëndetësor.