Erdogan iu kthehet SHBA-ve dhe Makronit: Shikoni si vriten njerëzit me ngjyrë dhe çfarë po bëjnë Jelekët e Verdhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot kritikoi SHBA-në dhe Francën për deklaratën e tyre që dënonin protestën në Universitetin Bogazici të Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë thotë Amerika ose Bashkimi Evropian? Dënojmë atë që ndodhi në Universitetin Bogazici.’ Epo, unë po ia them këtë SHBA-së: Në emër të demokracisë, a nuk ndjeni turp për ngjarjet që ndodhën në Amerikë pak para zgjedhjeve?”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë.

Protestat në Stamboll shpërthyen kundër emërimit të fundit të rektorit të ri në Universitetin Bogazici, Mehmet Bulu, me një grup studentësh që kërkonin dorëheqjen e tij.

Protestat u intensifikuan kur dy studentë të Universitetit Bogazici u caktuan në paraburgim nga një gjykatë turke për shfaqjen e një pikture që pretendohet se ishte fyese për vlerat islame në bazat e universitetit.

Të martën, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu tha se pothuajse 80 nga ata që u arrestuan kohët e fundit mes protestave në vazhdim janë anëtarë të grupeve ekstreme të majta, përfshirë DHKP/C dhe TKP-ML.

Duke kujtuar incidentet në SHBA para zgjedhjeve presidenciale, Erdoğan tha: “Si e kërcënuan të gjithë njëri-tjetrin gjatë ngjarjeve atje, si racizmi ishte në kulmin më të lartë. Si i vranë policët qytetarët tuaj me ngjyrë. Si do t’ia shpjegoni këtë botës?”.

Erdoğan po ashtu kritikoi presidentin francez për komentet e tij mbi protestat në Universitetin Bogazici.

“Macron, ju merruni së pari me çështjen e atyre ‘jelekë-verdhëve’. Aktualisht, të gjithë këta ‘jelekë-verdhë’, qytetarë janë në rrugë. Ju nuk mund të merreni me këtë, duhet ta zgjidhni këtë së pari”.

Ai tha se grupet opozitare po shkojnë të gjithë për të komplikuar çështjet, megjithatë këto protesta universitare nuk do të arrijnë kulmin në incidentet famëkeqe të Parkut Gezi.

Lexo edhe :  Pse votuesit e Trump s’janë penduar? Sepse ata që e urrejnë po lëndohen më shumë

“Kjo çështje nuk do të bëhet një protestë tjetër e Parkut Gezi. Kjo është arsyeja pse të gjitha agjencitë tona të zbatimit të ligjit morën hapat e nevojshëm me vendosmëri”, tha presidenti Erdoğan.

Në verën e vitit 2013, një numër i vogël i protestuesve në Parkun Gezi të Stambollit u rrit në një valë të protestave kundër qeverisë që la të vrarë 8 protestues dhe 1 polic.

Qeveria më vonë tha se protestat u orkestruan nga anëtarët e grupit terrorist FETO, të cilët ishin infiltruar në polici dhe gjykata.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

Turqia akuzon FETO-n për një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Të fundit

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha...

Lajme të tjera

Web TV