Grabitet sërish argjendaria e kunatit të Bashkim Finos në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një argjendari është grabitur në Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pronësi të Skënder Xhanit. Ende nuk dihet vlera e arit dhe argjendit që është rrëmbyer nga hajdutët.

Autorët në fillim ishin futur në banesën e pronarit dhe kishin marrë çelësin e dyqanit. Më pas, ata kanë arritur të hyjnë lehtësisht në objekt. Argjendaria ndodhet fare pranë Komisariatit të Policisë së Librazhdit po sigurisht askush nuk ka parë deh as ka dëgjuar asgjë. Ka qenë i zoti i dyqanit që ka mësuar fatin e pasurisë së tij dhe ka ardhur në vendin e ngjarjes. Diku rreth orës 04.00 mësohet të jetë kryer edhe grabitja.

Policia nuk ka dhënë ende detaje që lidhen me këtë grabitje, por theksohet se vlera e mallit të marrë është e madhe. Është bërë prehja e zonës ndërkohë pritet që policia të nis edhe shoqërimin e të gjithë personave me precedent penal në këtë fushë.

Sipas të dhënave të policisë mësohet dyqani i sulmuar është në pronësi të kunatit të deputetit socialist Bashkim Fino. Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord. Vjedhësit dyshohet kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit.

Që andej kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti. Ky biznes edhe pse ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariatit të policisë dhe i monitoruar me kamera sigurie e sistem alarmi gjithmonë ka qenë objekt i piketuar nga vjedhësit. Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV