Greqia “izolon” Shqipërinë, zgjaten masat anti-Covid deri më 22 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia mban në fuqi deri më 22 shkurt 2021 masat kufizuese anti-Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada greke në Tiranë.

“Njoftim! Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 22 shkurt 2021″.

MASAT

Autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit “Nënë Tereza” dhe “Venizelos” në Athinë.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të vijnë për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.

Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avion, autobus , makinë etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi Formularin PLF.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë, është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre.

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00

Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri në 750 persona, ndërsa Kapshtica do jetë e mbyllur.

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV