E trishtë/ Nuk fitoi dot betejën me Covid-19, ndërron jetë biznesmeni i njohur Ilir Adili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni i njohur Ilir Adili ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Shpëtim Luku, përmes një postimi në facebook

“Lamtumire o shoku yne artist Ilir Adili! Po perjetojme nje kohe ku suprizat i hidhura po na vijne ne seri. Sot erdhi lajmi i kobshem qe miku yne, shoku yne, artisti yne, gezimi yne ne biseda e tavolina, biznesmeni Ilir Adili ka nderruar jete ne nje spital te Turqise ku kishte shkuar te kurohej nga Covid 19. Eshte nga ato lajme qe te le pa fjale, ndonese historia 1 vjecare e kesaj pandemie na ka mesuar qe asgje nuk eshte e cuditshme dhe e papritur.
Pak me shume se 1 muaj me pare u mblodhem tek Toptani se bashku me Gim Mucen, Gavril Laskun dhe kaluam nje kohe te bukur bashke. Nuk na kishte shkuar kurre ndermend se do te ishte takimi i fundit sepse vete Liri kembengulte te mblidheshim serish. Takim qe fatkeqesisht nuk u realizua sepse here i dilnin probleme njerit e here tjetrit.
Kush e ka njohur Ilir Adilin nuk e ka te veshtire te pohoje me zerin e plote se ai ishte nje djale i kompletuar, nje person plot bonsens e pozivitet, nje njeri qe e jetonte jeten e tij te sukseshme me thjeshtesi e natyrshmeri.
Ilir Adili i hyri rruges se biznesit duke qene specialist ne Banken Kombetare Tregtare, nderkohe qe me pare kishte punuar ne ndermarrjet e tregtise se jashtme. Si nje njeri me horizont e nivel te larte, ai u shkeput nga puna ne institucionet shteterore, duke i hy rruges se biznesit privat nepermjet krijimit te institucionit Financiar Ak- Invest. Dhe ishte aq i suksesshem ne punen e tij, sa ky institucion nepermjet nje morie sherbimesh e kredish qe ofronte, arriti te radhitej ne kompanite lider te sektorit. Iliri ishte nje biznesmen qe shikonte pertej “gardhit te tij”. Interesohej per problematika te ndryshme te vendit.
Propozonte zgjidhje per gjera qe i benin pershtypje. Psh nuk duronte dot te gjithe historine banale me Teatrin Kombetar dhe propozonte qe Teatri i ri fare mire mund te ndertohet pa shpenzime publike, por si nje donacion i biznesit te madh shqiptar per vendin. Nuk e di se sa realiste ishte kjo si ide, por ai ishte i gatshem qe donacionin qe i takonte te jepte si biznes ta dhuronte ne cdo kohe. Shpesh me telefononte dhe diskutonte ceshtje te ekonomise dhe biznesit qe atij i benin pershtypje per menyren si interpretoheshin nderkohe qe per to jepte zgjidhje racionale. Ishte shume i dedikuar dhe i dhene pas krijimit te tregut real te aksioneve. Kenaqej pa mase kur sponsorizonte botime qe ia vlenin dhe kishin impakt pozitiv dhe me therriste per te me dhene kopjen. I fundit ishte nje liber kunder korrupsionit i dy autoreve italiane me titull: Korrupsioni, si iu duhet shpjeguar te rinjve? E ngazellenin nisma te tilla, kontribute te tilla, perpjekje te tille per miredrejtimin e mendimit.

Edhe pse ka pak kohe qe jam njohur me lajmin e kobshem, tek une eshte krijuar qe tani boshlleku per sot e per mot qe krijon humbja e nje miku te vertete. Do me mungojne bisedat diskutimet me te. Do me mungojne telefonatat e tij. Do me mungojne batutat e tij. Do me mungojne kafete me te. Ky virus i mallkuar te ndau nga ne, Ilir, te ndau nga Suzi qe e doje aq shume e me te cilit formonit nje cift historik model ne Tirone. Te ndau nga femijet, dhe tre niperit qe ishin gezimi yt me i madh. Por nese ka dicka ngushelluese ne kete histori tragjike ajo lidhet me faktin se ti Ilir, e le kete jete si nje njeri plotesisht i realizuar. Si nje intelektual i vertete qe bere ato qe duhej te beje e ato cfare kishe mundesi te beje per vete, familjen tende dhe qytetin tone, Tironen.”, shkruan ai.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV