Izolohet Athina si në mars/ Mitsotakis shpjegon masat e marra kundër COVID: Në prill do jemi më mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis një deklaratë për mediat ka folur për pandeminë dhe masat shtesë që do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis njoftoi mylljen e Athinës njësoj si në mars dhe zbatimi i ketij vendimi do te nise qe nga dita e enjte deri ne 28 shkur, ku edhe do te rishikohet serish pas kesaj date.

Në masat e reja që do të ndërmerren përfshihet edhe mbyllja e shkollave, mbyllja e të gjitha aktiviteteve te shitjes me pakicë. Në të njëjtën kohë, kishat do të qëndrojnë të mbyllura për dy javët e ardhshme.

Mitsotakis theksoi se Greqia deri më tani i ka rezistuar në mënyrë efektive valës së tretë të koronavirusit , duke zgjedhur masa qe japin efekt te menjhershem, me qëllim që “të jetë gjithmonë një hap përpara virusit” .

“Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet,” shtoi kryeministri, duke përmendur dy faktorë shqetësues: rritjen e shtrimeve në spital në Athine dhe mutacionet qe po peson virusi, që duket se përshpejtojnë transmetueshmërinë e tij.

“Ne e dimë që nga Prilli do të jemi shumë më mirë. Por tani duhet të parandalojmë rrezikun! Bazuar në të dhënat e reja, unë marr përgjegjësinë për masat shtesë për mbrojtjen e shëndetit publik. Kështu, nga pasnesër, e Enjte, deri më 28 Shkurt, do të ketë masa shtrënguese të shtuara në Athine. Kjo do të thotë që mbyllen të gjitha format e shitjes me pakicë dhe tani e tutje të gjitha nivelet e arsimit do të funksionojnë në distancë . Përveç trajtimit të veçantë që do të vazhdojë me praninë fizike. Masat e reja do të specifikohen më tej nesër nga ata që janë përgjegjës”, tha kryeministri.

Lexo edhe :  Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Qëllimi, shtoi ai, ishte goditja e shpërthimeve të COVID-19 para se ato të përhapeshin, duke zvogëluar lëvizjen e përgjithshme, si dhe ti jepet kohe sistemit shëndetësor, pasi vaksinimet do të vazhdojnë shpejt.

Të fundit

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë....

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lajme të tjera

Web TV