Kush e urdhëroi vrasjen e Prengës, zbardhen detaje mbi 4 autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, babait të pesë fëmijëve në Kamëz.

Referuar dosjes së hetimit, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur makina e bardhë me të cilën është rrëmbyer Jak Prenga ka hyrë brenda resortit “Golden” në Shijak.

Pak minuta më vonë katër personat që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49-vjeçarit dhe pasi e kanë mbështjellë me qese e kanë future në një fugon.

Fugoni kishte rreth 7 orë që qëndronte i parkuar në oborrin e resortit, më pas autorët kanë marrë mjete pune dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur trupin e Pregës. Rreth një ore më vonë ata janë kthyer sërish në resort.

Nga përgjimet autoritetet kanë zbuluar se personat që kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës janë: M.B nga Shkodra i njohur për trafikimin e drogës nga Ekuadori në vendet e BE.

K.G gjithashtu nga qyteti i Shkodrës i përfshirë më herët në aktivitete kriminale ne vendet e BE.

Dyshohet se K.G është personi që ka çuar mesazh për marrjen peng të Prengës.

G.D gjithashtu i njohur në vendet e BE për aktivitete kriminale, konsiderohet personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës pasi që vëllai I tij nuk transportoi në destinacion sasinë e kokainës.

D.R nga Vlora, i njohur në qytetin e tij si personazh i fuqishëm në botën e krimit./Fjala.al

Të fundit

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh lufte, që do të përfshinin...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Lajme të tjera

Web TV