Çështjet e “nxehta”, ambasadorja Kim në takim me kryeprokurorin Çela

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka pritur në takim ditën e sotme ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Takimi ka zgjatur për rreth 20 minuta dhe janë prekur disa çështje të nxehta të cilat janë ende nën hetim. Një tjetër çështje e diskutuar është edhe rëndësia e pavarësisë së prokurorëve në çështjet konkrete.

Nesër, ambasadorja amerikane ka një pritje me anëtarë të organeve të drejtësisë, por dhe gjithë aktorët, ekspertët dhe politikanët që morën pjesë në hartimin e reformës në drejtësi.

Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.“, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Të fundit

Wanda Nara: “Qenke bir k… që shpif për nënën e fëmijëve të tu”

Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka...

Rritje çmimesh në Kadastrë, ja sa do paguani për çdo shërbim

Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë...

Gjithçka e kryer, Milan arrin akordin me Club Brugge për Ardon Jasharin

Milani ka finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, nga Club Brugge, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha të...

Kush po proteston sot në Himarë?

Pas disa kërkesave dhe ankesave që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, pronarët e taksive të licencuara 4+1 kanë protestuar pranë godinës së bashkisë për...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV