Bëhet “e gjallë” Fjolla Morina, publikon foto nga arratia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja, e cila është në kërkim pas largimit nga banesa në Kukës ku po qëndronte në “arrest shtëpie”, ka publikuar në Snapchat disa foto krah bashkëshortit të saj, Fisnik Syla.

Më 20 janar, Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë së vendosur nga Gjykata e Kukësit duke u larguar në drejtim të paditur.

Raportohet se nëna e dy vajzave të mitura po qëndron në Kosovë.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

Pasi doli para gjykatës, ndaj këngëtares u vendos masa “arrest shtëpie”. Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Kur policia shkoi për të kontrolluar në banesë, këngëtarja nuk është gjetur brenda dhe u shpall në kërkim.

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që ajo në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të përfitonte 1/3 e uljes së dënimit.

Të fundit

1 kg kokainë në makinë! Karabinierët kapin mat shqiptarin dhe i vënë prangat

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një kilogramë kokainë. Sipas...

Rrezikoi mbytjen në det, mjekët i shpëtojnë jetën 60-vjeçares në Himarë

Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku...

“Plumbi i Artë”, i penduari pyet për Plarent Dervishajn e Suel Çelën

Procesi penal ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është futur në ngërç. E enjtja shënoi të tretën seancë...

“Bardhi, kurban i Berishës”/ E çoi në Fier për t’i lënë në dorë dështimin!

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer...

Putin dhe Trump pritet që sot të zhvillojnë një bisedë telefonike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon sot gjatë ditës. Kjo do...

Lajme të tjera

Web TV