Balluku inspekton kantierin për ndërtimin e urës së re të Tapizës: Po ndërhyjmë në të gjitha pikat e zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kantieri për ndërtimin e Urës së re të Tapizës, e cila do të garantojë një kalim të sigurt të të gjithë përdoruesve po merr formë dita ditës. Ura aktuale është ndërtuar në vitin 1973 dhe në raportin e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Institutin e Ndërtimit pas inspektimit të të gjitha urave në vend, kjo urë u klasifikua tek veprat e amortizuara ndjeshëm duke parashikuar një rindërtim të plotë të saj. Tërmeti i 26 nëntorit e bëri edhe më emergjente ndërhyrjen në këtë objekt.

Puna ka nisur me ndërtimin e një bypass-i, i cili do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve në kohën që do të realizohen punimet dhe shumë shpejt do të nisë puna fillimisht me shembjen e urës së vjetër.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan punën përgatitore që po bëhet për të nisur ndërtimin e kësaj vepre.

Drejtori Verdho bëri të ditur se kjo urë përballon një fluks prej afro 50 mijë automjetesh në ditë, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat që gjatë kohës, që do të realizohen punime të mos krijohet asnjë problematikë sa i takon trafikut të automjeteve.

“Angazhimi ynë është që për 3 muaj t’a mbarojmë urën e Tapizës. Ura është 120 metra e gjatw, me 3 hapësira drite nga 40 metra, me një gjerësi 13.2 metra, ku ka një karexhatë me dy korsi nga 3.75 metra. Kemi pjesën e brezit të asfaltuar dhe trotuarit që është 1.35 m për kalimin e këmbësorëve”, u shpreh Verdho.

Aktualisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në administrim në të gjithë vendin 652 ura, nga të cilat gjatë inspektimit të realizuar sa i takon gjendjes në të cilën ato ndodheshin rezultuan me probleme 30 prej tyre.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Instituti i Ndërtimit në një bashkëpunim shumë të mire, që kemi pasur gjatë dy viteve të fundit, kemi arritur që të skanojmë të gjithë situatën e urave në Republikën e Shqipërisë, të cilat për të thënë të drejtën nw shumicwn e tyre janë ndërtuar para 50 viteve. Deri më sot mirëmbajtja e tyre ka konsistuar në një mirëmbajtje rutinë, pa pasur investime serioze. Por me kalimin e kohës amortizimi i tyre wshtw rritur edhe për shkak të përdorimit të madh dhe nga skanimin ka rezultuar se rreth 30 ura janë konsideruar si të rrezikshme. Ne kemi marrë menjëherë masat dhe kwto ura ose janë bllokuar, ose janë në fazë rikonstruksioni, ose ne do të nisim punën në ato kantiere”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Lexo edhe :  “Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Lidhur me situatën në vend, ku ditwt e fundit janë regjistruar reshje të dendura, ministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha grupet e punës ndodhen në terren për të garantuar që të gjitha akset rrugore të jenë të kalueshme.

“Të gjitha skuadrat tona të mirëmbajtjes ndodhen në terren në këto momente dhe kanë ndërhyrë duke bërë të kalueshme pothuajse të gjitha akset. Mund të ketë ndonjë problematikë të vogël në këto momente, për shkak të rrëshqitjeve momentale që ndodhin. Ne parashikojmë që edhe gjatë ditës së nesërme të kemi po të njëjtat problematika, për shkak të reshjeve dhe ndërkohë ditën e diel presim që moti të kthjellohet, por temperatura do të shkojnë deri në minus 15 gradë. Kështu që u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, si gjatë këtyre dy ditëve, ashtu dhe gjatë ditës së diel, ku temperaturat do të ulen shumë, të tregohen të kujdesshëm”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, fitoi qytetarët që të informohen vazhdimisht sa i takon situatës në rrugët e vendit, ndërkohë që grupet e punës do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment që do të shfaqen problematika.

Të fundit

Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët...

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë. Trajneri Silvinjo e ndau...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Lajme të tjera

Web TV