“Ky Shën Valentin më gjen single”, Jonida Maliqi ndahet nga Romeo Veshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në episodin e kësaj të shtune në emisionin ‘Jonida’s room’ në Vizion Plus, Jonida Maliqi i ka lënë të gjithë pa fjalë kur deklaroi se ky Shën Valentin e gjen single, duke konfirmuar kështu ndarjen nga aktori Romeo Veshaj. Këtë deklaratë Jonida Maliqi e bëri teksa e ftuara e saj Kleoniki Delijorgji do t’i lexonte letrat këngëtares, e cila kërkoi të dinte më shumë për dashurinë.

“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi, teksa Kleoniki Delijorgji konfirmoi gjithashtu se edhe atë vetë ky Shën Valentin e gjen single.

Teksa vijoi me leximin e letrave për dashurinë Kleoniki Delijorgji zbuloi gjithashtu se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë, si dhe konfirmoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

”Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën,t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim” je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe ti bësh gjërat e qarta me veten se cfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

Të fundit

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Ilir Meta kërkon lirinë, caktohet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së

Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbahet më 8 shtator në orën 10:00...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Lajme të tjera

Web TV