Del parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë pritet të ndodhë pas ditëve të ftohta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të dëborës ndërsa për javën që presim përpara parashikohet të dominojë moti i kthjellët, por me temperatura të acarta.

Sipas Meteoalb, nga dita e hënë deri ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Dita e enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash, ndërsa java mbyllet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

“Era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve intensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Për tu theksuar është se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit”,- thuhet në njoftim.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV