Armand Plaka: Si pritet të shkojnë bisedimet me  Serbinë nën qeverinë  Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti deklaroi se bisedimet me Serbinë pritet të jenë çështja e pestë apo e  gjashtë ndër çështjet që do angazhohet si kryeministër. Analsiti Armand Plaka analizoi  këtë deklaratë, por edhe atë që lidhet me pritshmëritë  e kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti në ecurinë e bisedimeve me Serbinë.

-Bisedimet me Serbinë, sipas Kurtit do të jenë çështja e pestë ose e gjashtë. Si e analizoni këtë?

-Në dukje, nuk përbën më prioritet po ti referohemi Kurtit, por e dimë të gjithë që realisht nuk mund të jetë e pesta dhe e gjashta, sepse pasojat që vijnë nga raportet me Serbinë, janë të mdërlidhura, nuk mund të shkëputen dhe nuk mund ta vendosim në vendin e pestë apo të gjashtë megjithëse unë tentoj ta mirëkuptoj Albin Kurtin i cili me këtë ka dhënë një shëmbull tjetër dhe një dëshmi tjetër të asaj që qeveria dhe kabineti i tij do përqëndrohet fort në atë që quhet kriza endemike e Kosovës. Kurti ka thënë se nuk do jetë si paraardhësit e tij në marrëdhëniet me Serbinë. Nuk do mjaftohemi me shkuarje dhe ardhje, me përkëdhelje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por do tentojmë rezultate konkrete dhe pikë së pari do ta shohim rivalin në sy, në të njëjtën lartësi, dhe do t’iu tregojmë hartën tonë të zgjidhjes së problemeve./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV