Tenis, Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale, përballet me Cicipasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fabio Fonjini nuk ka mundur të kalojë në çerekfinalet e Turneut të Hapur të Australisë të Tenisit “Australian Open 2021”. Ai shtë mundur 3-0 nga numri 2 në botë, Rafael Nadal me sete, 6-3, 6-4, 6-2. Ka qenë një ndeshje mjaft e mirë e tenistit spanjoll, që arriti ta kthejë ndeshjen në favorin e vet. Kjo është fitorja e 13-të e Nadal ndaj Fonjinit, në ndeshjet direkte, si dhe çerekefinalja e 13-të në turneun australian për spanjollin.

Ndërsa nuk e ka luajtur fare ndeshjen e tij, në turin e 16-shes, Mateo Berretini kundër Stefanos Cicipas. Tenisti italian është tërhequr nga ndeshja, për shkak të dhimbjeve në bark. Cicipas kualifikohet për më tej, dhe në çerekfinale do të përballet me Nadalin. Në çerekfinale kanë kaluar edhe Medvededi dhe Rublevi. Të dy tenistët rusë kanë eliminuar MekDonaldin dhe Ruudin.

Tek femrat, Eshli Barti ka mundur Shellbi Roxhersin, 2-0 me sete (6-3, 6-4). Në çerekfinale, Barti do të përballet me tenisten çeke, Muçova. Kjo e fundit ka djersitur shumë për të eliminuar belgen Elisë Mertens, teksa ka fituar 2-0 me sete (7-6, 7-5). E papritura e ditës ka qenë eliminimi i numrit 5 në botë, Elina Svitolina. Tenistja ukrainase është mundur 2-1 nga Xhesika Pegula.

Për të është hera e parë që kualifikohet në çerekfinalet e një turneu madhor. Kundërshtarja e saj do të jetë Xhenifer Bradi, që ka eliminuar Dona Vekiçin.

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Lajme të tjera

Web TV