Soni Malaj “xheloze” për të bukurën e Tropojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Soni Malaj e pranishme në premierën e filmit ‘I love Tropoja’ është shprehur për mikrofonin e ‘Fjala.al’ se do të kishte qenë e gatshme për të luajtur në filmin e Ermal Mamaqit.

Megjithëse, sipas Sonit, ajo e ka provuar dikur aktrimin por që nuk ka ‘qenë për atë punë’, siç shprehet vetë këngëtarja. Por, në rastin e filmit ‘I love Tropoja’ Soni thotë se do ta kishte menduar për të qenë pjesë e kastit të aktorëve, duke qenë se është edhe vajzë tropojane.

Kam bërë një herë para shumë viteve një kinoprovë por e pashë që nuk isha për atë punë. Megjithatë kanë kaluar shumë vite.  Tani që do shohësh ‘I love Tropoja’ mund të ndryshosh edhe mendim…Po të kishte qenë ky film ndoshta do ta kisha menduar. Për film tjetër, nuk e di!”, u shpreh këngëtarja Soni Malaj kur u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë për të marrë pjesë në ndonjë film.

 

View this post on Instagram

 

Soni Malaj “xheloze” për të bukurën e Tropojës

A post shared by Gazeta Fjala (@gazetafjala.al) on


Gjithsesi, Soni Malaj shprehet entuziaste që filmi bën fjalën për Tropojën e saj  si dhe për faktin që aktorja kryesore, Enca Haxhia në këtë film është po nga Tropoja.

Unë në fakt kam parë vetëm copëza nga traileri, filmin po pres ta shoh. Jam entuziaste! M’u bë qejfi shumë që zhvillohet në Tropojë në vendin tim të lindjes. Më vjen shumë mirë që edhe aktorja kryesore është tropojane sepse vetëm një tropojane mund ta luajë me shpirt dhe me pasion. Kështu që mezi pres ta shoh të them të drejtën. Nuk e di a do të vija me kaq entuziazëm dhe do angazhohesha kaq shumë për një film tjetër”, tha Soni Malaj./Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV