Stuhia i dëmtoi banesën, Balla viziton shtëpinë e rikonstruktuar të 12 vjeçarit me aftësi ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mateo Shuli është 12 vjeç. Ai është fëmijë me aftësi ndryshe dhe mëson në shkollën ‘Zëra Jete’ në Elbasan. 2 muaj më parë Mateo takoi rastësisht në një aktivitet Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe i kërkoi ndihmë për rikonstruksionin e shtëpisë.

Shtëpia e familjes Shuli në Kusarth ishte dëmtuar nga një stuhi dhe ishte thuajse e pabanueshme. Balla premtoi rikonstruksionin e saj dhe me ndihmën e disa sipërmarrësve tashmë Mateo dhe familja e tij kanë një banesë në kushte optimale.

Balla sot vizitoi familjen Shuli teksa u shpreh i emocionuar që dëshira e djalit, për të jetuar si gjithë të tjerët u plotësua. Balla tha se detyra e qeverisë është t’u garantojë kushte të barabarta mësimi dhe zhvillimi të gjithë fëmijëve.

Shtëpia e familjes Shuli tashmë do të mobilohet ndërsa Balla bëri një paralelizëm.

‘Kjo është arsyeja që Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë. Shqipërinë e ndërtuam, njësoj si shtëpinë tuaj, tashmë duhet ta mobilojmë atë.’

Por për të arritur të gjitha këto, Balla tha se nuk ka kohë për gjumë e llafe, por puna duhet të vijojë çdo ditë.

Balla gjithashtu falenderoi edhe gazetarët e Elbasanit që u bënë zëri i familjes Shuli dhe mbështetën Mateon në kauzën e tij të drejtë.

 

 

Të fundit

Tatimet për të dypunësuarit/ Lehtësitë pas ndryshimit në ligj

Bizneset dhe të punësuarit e tyre duhet të nënshkruajnë “deklaratën mbi statusin personal”. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve në...

Sali Berisha takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur PD...

Gjesti “molla e sherrit”/ Debat mes Rozanës dhe Eglit: Je xheloze?

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe këtë herë protagonistet janë Rozana Radi...

Mbi një muaj nga rënia e regjimit të Assad/ BE bie dakord për planin “hap pas hapi”

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapin e parë për të lehtësuar sanksionet e tij të rrepta dhe me shtrirje të gjerë kundër Sirisë, pasi ministrat...

Vijojnë sanksionet ndaj Moskës/ BE vendos të zgjasë kufizimet me 6 muaj

Rusia do të vijojë të jetë nën sanksionet e Bashkimit Europian sipas vendimit të marrë këtë të hënë. Përmes një postimi në platformën ‘X’, shefja...

Lajme të tjera

Web TV