“Doja të bashkoja dy shtetet”/ Akrobatja nga Tirana shfaqet e jashtëzakonshme në -8 gradë për pavarësinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiona Rushiti është akrobatja e guximshme nga Tirana. Ajo njihet për talentin e saj dhe performancat e aspak normale në qiell të hapur, pa masa mbrojtëse.

Këtë herë ajo ka sfiduar temperaturat e ulëta, duke mbajtur një performacë të jashtëzakonshme në Liqenin e Batovcit, në Prishtinë.

Ajo ka xhiruar një klip ndërsa performon me vinç mbi liqen, veshur me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Arsyeja pse bashkova flamurin kuq e zi me atë të Kosovës është sepse doja të bashkoja dy shtete që kanë të njëjtën kombësi, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtin gjak. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi një”, u shpreh Fiona..

Fiona është e vetmja akrobate shqiptare që realizon performaca në të tilla përmasa, dhe ajo tregoi për abcnews.al, se vështirësitë kanë qenë të mëdha për ta realizuar pasi temperaturat shënon -8 gradë dhe se nga dëbora që binte, nuk i ndjente duart.

“Ka qenë një performancë e vështirë, sepse nga dëbora nuk ndjeja duart dhe litarët më rrëshqisnin. Ishte shumë ftohtë dhe kemi xhiruar për 5 orë. Kishte momente që futesha në makinë për t’u ngrohur dhe dilja përsëri për të xhiruar plane të tjera”, shprehet Fiona.

Sidoqoftë, pavarësisht vështirësive, Fiona realizoi një kujtim të bukur këtë përvjetor të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV