Katalonja u përfshi nga protesta të dhunshme mbrëmjen e së martës kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél. Policia arrestoi 15 protestues në të gjithë vendin.
Përleshjet dhe tension midis protestuesve dhe policisë u panë në Barcelonë, Girona, Vic dhe Lleida. Oficerët nuk i lanë të afroheshin në stacionin policor kombëtar spanjoll në Carrer de Bosch, dhe si përgjigje, demonstruesit hodhën objekte drejt oficerëve, duke përfshirë gurë dhe shishe qelqi. Policia u përpoq t’i shpërndajë ata duke qëlluar me plumba.
Disa nga 1,700 protestuesit, sipas qeverisë lokale të Barcelonës, i vunë flakën kamionëve dhe motoçikletave në kryqëzimin ndërmjet Via Augusta dhe Travessera de Gràcia, pranë një stacioni policor kombëtar spanjoll.
Të pranishmit në tubime u përpoqën të parandalonin që policia t’u afrohej atyre duke vendosur mure mbrojtëse.
Forcat e policisë katalanase informuan se 17 agjentë të tyre mbetën të plagosur si rezultat i përplasjeve. Njëmbëdhjetë të lënduar u regjistruan në Vic, katër në Barcelona dhe dy në Lleida.
Ministri i Brendshëm i përkohshëm, Miquel Sàmper, dënoi këtë të mërkurë shqetësimet serioze në protestat kundër burgosjes së reperit.
Rreth 5,000 njerëz protestuan në rrugët e Barcelonës, në një demonstratë që filloi në Lesseps dhe që çoi në incidente serioze në Via Augusta. Në zonën e Calle Mallorca dhe Passeig de Gràcia u dogjën 50 kontejnerë, ndërsa 25 banka dhe 15 lokale afariste u prekën. Edhe disa nga institucionet u plaçkitën.
Gjithçka nisi kur reperi doli kundra monarkisë dhe u dënua me 11 muaj burg. Kjo gjë bëri që protestuesit t’i vënë flakën vendit nga protestat.