Sonda e NASA-s bën ulje historike në Mars, shtatë muaj pasi u lëshua në hapësirë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë muaj pasi u lëshua në hapësirë, sonda e NASA-s zbriti sonte në sipërfaqen e Marsit. Misioni që ka kushtuar më shumë se miliardë euro në Planetin e Kuq nisi në korrik 2020 dhe sonda preku kraterin Jezero rreth orës 22.oo.

Kontrolluesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s në Pasadena, California, pritën për 11 minuta e gjysmë për një sinjal që konfirmoi uljen e suksesshme. Ky sinjal transmetohet në Tokë nga një prej anijeve kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

NASA shpreson që sonda Perseverance do të zbulojë shenja të lashta jete dhe të mbledhë disa kampione shkëmbinjsh e t’i kthejë në Tokë. Po ashtu, sonda do të studiojë klimën e planetit.

Ulja e mjetit me gjashtë rrota do të shënojë vizitën e tretë në Mars në pak më shumë se një javë. Dy anije kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kaluan në orbitë rreth planetit në ditë të njëpasnjëshme javën e kaluar.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV