Si ta nisim ditën mbarë dhe me energji?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjimi në mëngjes herët është problem për shumicën e njerëzve. Por, ne mund të bëjmë diçka që ta nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji.

Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo.

Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor.

Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës.

Pasi të mbaroni stërvitjen e lehtë në kushte shtëpie (aerobi) mund ta freskoni përsëri fytyrën. Hani mëngjes sepse është shumë e rëndësishme. Dita fillon mbarë me mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm, por jo shumë të rëndë.

Qumështi është ide e mirë, por ka veti qetësimi dhe shumë njerëz i vë në gjumë. Bukë e thekur me reçel ose me gjalpë me pak mjaltë është e këshillueshme nga dietologët.

Ndërkohë që hani mëngjes këshillohet të dëgjohet muzikë, për të ngritur humorin. Mos harroni të lani dhëmbët dhe të mbani gojën të freskët. Vishuni dhe nisni aktivitetin tuaj të përditshëm.

Është shumë e rëndësishme që të dilni nga shtëpia me mendje të kthjellët, optimist, me energji pozitive dhe buzëqeshni gjithmonë. Përpiquni sa më shumë të largoni energjitë negative që mund t’ju prishin ditën.

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV