Skafi në Vlorë, policia: E ndoqëm me 4 polici të tjera, por na humbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjet lundrues është pikasur ditën e sotme nga peshkatarët që kanë dalë në det në orët e para të ditës. Ata kanë lajmëruar policinë për mjetin e panjohur që kishte hyrë në brigjet ku niseshin ata për peshkim.

Por me t’u njohur rasti edhe nga media, Policia e Shtetit urdhëroi daljen e një komunikate zyrtare ku tregon se ky skafi i gjetur në Vlorë nuk është aty rastësisht, por policia e ka ndjekur, pavarësisht se ka humbur gjurmët kur mjeti ka hyrë në vendin tonë.

Madje në komunikatën e policisë së Shtetit thuhet se jo vetëm policia jonë, por kanë marrë pjesë në ndjekje katër polici partnere, përfshirë edhe italianët e Guardia di Finanza. Mjeti mësohet se nuk ka qenë i vetëm në qarkullim, por grekët i kanë pikasur dy njëherësh që drejtoheshin në ujërat tona.

Dyshimet flasin se mjetet iu përkasin italianëve, të cilët dyshohet se kanë qenë nisur drejt Vlorës për ngarkesën e radhës.

Reagim zyrtar i Policisë    

Policia thotë se ka ndodhur “një operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare.

Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të ‘QNO Durrës’, duke mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Lexo edhe :  Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s'je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm. Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.  Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e...

Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i...

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me titull “Engjëlli i Zotit” (The...

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit,...

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që...

Lajme të tjera

Web TV