“Më kujtohet shprehja e nënës”/ Rama nga Vlora: Kur Zaho të rritet dhe unë të mos jem, do ketë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në kantierin ku po ndërtohet Lungomare 2 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë një interviste që dha për gazetarin e kanalit të tij, ERTV, kryeministri u shpreh se Lungomare 2 do të jetë një nga shëtitoret më të mëdha, ndërsa tregoi edhe ambicien e tij që do të lërë gjurmë në historinë e qytetit të Vlorës.

Rama foli edhe për fëmijërinë dhe kujtimet që ka nga Vlora, ndërsa theksoi se kur djali i tij Zaho të rritet, dhe kryeministri të mos jetë më, të ketë një kujtim nga i ati në këtë qytet.

“Ndoshta ç’ka unë kam jetuar me Vlorën që i vogël më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është cështje e kujtimeve të mia apo marrëdhënieve, por Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të organizimit të atdheut tonë, motor zhvillimi ekonomik.
Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë, dhe pastaj stacioni ka qenë në anën tjetër ku ka qenë i ndjeri hotel Adriatiku, ishte nga ndërtesat më të bukura të Vlorës dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit dhe më kujtohet shprehja e sime mëje, “palmat e Kristo Papajanit” që mbodhi palmat dhe i mbeti emri.
Në këtë aspekt besoj me Vlorën, se edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe të jetë në një moshë që mbase unë nuk do të jem më, por përtej emrit, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë, shumë i rëndësishëm për mua” tha ai.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV