Këshillim apo terror/ Tatimet kontrollojnë 1,318 biznese në 20 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e tatimeve u kanë “zënë” derën 66 bizneseve në ditë. Në total janë kontrolluar 1318 biznese në të gjithë vendin vetëm në 20 ditë. Administrata tatimore kryen kontrollet në emër të luftës kundër informalitetit, ndërsa bizneset ankohen se janë nën presionin e kontrolleve gjatë gjithë kohës. Punonjësit e tatimeve kanë  konstatuar 665 shkelje të legjislacionit tatimor, ndër këto shkelje, 39 subjekte janë konstatuar të paregjistruara. Të dhënat janë bërë të ditura pasqyrën javore të Ministrisë së Financave ku mësohet se 71 janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.

“Lufta kundër informalitetit do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjatë këtij viti, ku Administrata Tatimore ka një rol tepër të rëndësishëm. Gjatë periudhës 2-22 janar 2020, Administrata Tatimore ka kryer 1,318 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 665 shkelje të legjislacionit tatimor. Ndër këto shkelje, 39 subjekte janë konstatuar të paregjistruara; 174 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor; 71 janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar; 17 nuk kanë pasur të instaluar pajisjen fiskale dhe 25 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Administrata Tatimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV